Home Aktualitet Shefqet Muçi:...

Shefqet Muçi: SPAK-u nuk merr dot përgjegjësi nëse nuk bën denoncim

191
0

Ish-ministri i Drejtësisë, Shefqet Muçi, thotë se politika dhe ambasadorët flasin në përgjithësi për Reformën në Drejtësi, pa bërë më parë asnjë studim. Referuar punës së SPAK-ut, por dhe deklaratave publike ndaj organit të drejtësisë së re, Muçi tha se askush nuk duhet të ushtrojë presion ndaj drejtësisë.

Xhokaxhi: Jemi në atë që konsiderohet si ditët e drejtësisë, jemi për t’i bërë një analizë Reformës në drejtësi? Ku jemi me këtë reformë?

Muçi: Duhen bërë studime se të gjithë flasin në përgjithësi. Që të arrish në përfundime të sakta se ku ka arritur SPAK duhet të ketë grupe studimi, të shohin numrin e çështjeve, peshën e çështjeve, ndikimin, ndryshimet.

Xhokaxhi: Ka të drejtë SPAK-u të nis hetim bazuar në deklarata publike?

Muçi: Detyra kryesore e luftës kundër kriminalitetit është detyrë e qeverisë, e cila ka struktura si Ministria e Brendshme. Janë këto organe që grumbullojnë materialet e para, furnizojnë organet e hetimit, atëherë nëse SPAK nuk i përgjigjet detyrave që ata kanë kërkuar sipas procedurave por jo me deklarata publike. Për shembull KLSH ka materialet e veta dhe ja dërgon.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit