Home Aktualitet Shehaj nxjerr...

Shehaj nxjerr videon e demokratëve të zhgënjyer: Me Bashën, PD humb edhe në 2025

26
0

Të dielën janë zgjedhjet për kryetar të PD-së, dhe kandidati Agron Shehaj është shprehur se nëse kreu aktual nuk zëvëndësohet, atëherë PD do t’i humbasë edhe zgjedhjet e radhës.

Në facebook, ai ka shfaqur një video ku tregohen pakënaqësitë e anëtarëve të PD në Bulqizë për Lulzim Bashën.

“E vërteta është e thjeshtë: Shqiptarët nuk e votuan për kryeministër liderin e Partisë Demokratike, nuk janë dhanë besimin ekipit të sotëm të lideshipit të Partisë Demokratike. Kjo gjë tani ka marrë fund. Ajo që demokratët kanë në dorë është të zgjedhin a do shkojnë me të njëjtin ekip në zgjedhjet e ardhshme apo do provojnë një ekip të ri. Unë jam i bindur se pa ndryshuar lidershipin Partia Demorkatike nuk fiton dot. Prandaj ju ftoj të votoni ndryshimin më 13 qershor. Të votoni për ta bërë PD-në përsëri”, shkruan Shehaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit