Home Sporti Shehi: Këtë v...

Shehi: Këtë vit jemi ndryshe, Europa është objektivi minimal!

127
0

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi u shfaq optimist në konferencën e parë sezonale në prag të javës së parë të kampionatit kundër Skënderbeut që do të luhet të shtunën. Strategu theksoi se objektivi minimal është arritja në Evropë, ndërkohë që u shpreh i kënaqur me merkaton e drejtuesve.

“Nuk është njësoj ta marrësh skuadrën në fillim të kampionatit dhe në mes të kampionatit. Kemi pasur kohë të mjaftueshme, kemi zhvilluar shumë fazë përgatitore, jemi munduar të jemi gati për nesër. Të gjitha skuadrat janë të forta, duhet të bëjmë maksimumin. Janë bashkuar skuadra si Dinamo që dihet historia e tyre, por edhe këtë vit është e fortë, edhe Egnatia gjithashtu. Do të jetë një kampionat me shumë rivalitet.”

Ne jemi tek klubi më i titulluar në vend, objektivi është i qartë minimumi është Europa. Është riformatuar skuadra, kanë ikur shumë lojtarë cilësor që do të bënin mirë me çdo skuadër, por kemi marrë lojtarë që kanë shumë cilësi dhe koha do ta vërtetojë nëse do të jenë njësoj si ata që u larguan.

VAR? Normalisht që VAR-i është një teknologji që të ndihmon, por nuk zhduk asgjë. Ka dhe disa gjëra që VAR-i nuk i ndan. Për ne është një risi, sepse do të ketë ndalesa në lojë që do të duhet të mësohemi, do të ketë raste që do të gëzohemi dhe hidhërohemi sigurisht sepse mund të na heqi një gol. Fillimi është pak i vështirë sepse do të duhemi të mësohemi.

Kryeqyteti ka tre skuadra që ka shumë tituj në kurriz. Kryeqyteti është baza dhe do të ketë shumë derbi, të treja janë me petkun e pretendentit. Do të shihet se kë do të shigjetojnë trajnerët e tjerë, por unë do të shigjetoj skuadrën që do të luaj ndeshjen e radhës”, deklaroi trajneri i bardhebluve, Orges Shehi.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit