Home Aktualitet Shembja e Tea...

Shembja e Teatrit Kombëtar, avokatja Kalaja: Pse kërkuam nga Gjykata Kushtetuese të thirrej Rama dhe Braçe

294
0

Në një intervistë për Ora News, avokatja dhe aktivistja Adriana Kalaja u shpreh se me një VKM të vitit 2000 u përcaktua harta e qartë historike Tiranës, ku bënte pjesë edhe Teatri Kombëtar.

Sipas Kalasë, në këto Seanca në Kushtetuese janë thirrur edhe kryeministri Rama dhe zv. Kryeministrin Erion Braçe për veprimet e tyre.

Kalaja: Në një VKM të vitit 2000 përcaktohet harta e qartë historike Tiranës, ku bën pjesë edhe Teatri kombëtar. Për ironi këtë VKM e ka dhënë kryeministri i asaj kohë Ilir Meta, ndërsa ministër Kulture ishte Edi Rama. Në këtë zonë historike nuk lejohej që të bëheshin ndërtime. Nga provat më thelbësore që ne kemi kërkuar me datim qysh nga viti 1938.

Ne kemi kërkuar edhe thirrjen e kryeministrit Rama dhe zv. Kryeministrin Erion Braçe. Kjo pasi u  vendos që të thirreshin edhe figura të tilla, për të argumentuar të gjitha hapat ligjorë që kanë ndërmarrë deri në prodhimin e këtyre akteve. Përpos atyre që kishte kërkuar presidenti, ne kërkuar edhe kryeministrin e zëvendësin e tij. Ne nuk kuptojmë se kush ka votuar dhe si është votuar, apo si është vendosur për kalimin e Teatrit nga ministria e Kulturës drejt Bashkisë Tiranë.

Kalaja shtoi se do ti kërkohet gjykatës në një moment të caktuar thirrjen e ekspertëve dhe dëshmitarëve të fushës.

Kalaja: Në këto akte del vetëm emri i Ramës, por që në shkresa rezulton se Rama nuk ka firmosur, ndoshta nga frika e përgjegjësive ligjore. VKM-të nuk kanë pasur efekt fundor, përveç një VKM që ka qenë urdhërore për prishjen e Teatrit dhe ndërtimin e atij të riut. Ne do ti kërkojmë gjykatës në një moment të caktuar thirrjen e ekspertëve dhe dëshmitarëve të fushës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit