Home ShendetI Shenjat paral...

Shenjat paralajmëruese të atakut në zemër

22
0

Lodhja e tepërt është një prej shenjave të para të një ataku në zemër. Është mëse normale të ndiheni të lodhur pas një dite stresuese, por nëse lodhja është kronike atëherë duhet të shqetësoheni dhe të kryeni analizat.

Nuk është natyrale të ndiheni të lodhur pasi keni fjetur mirë, ngrënë mirë dhe nuk keni bërë asgjë gjithë ditën. Çrregullimet e gjumit janë një tjetër tregues paralajmërues i atakut në zemër.

Në këtë mënyrë, subkoshienca po ju tregon se ka diçka që nuk shkon. Çrregullimet e gjumit mund të jenë pasojat e nevojës për të urinuar më shpesh, etjes së madhe dhe nevojës për ujë. Konsultohuni me një mjek dhe sigurohuni që gjithçka është në rregull.

Një tjetër shenjë paralajmëruese është mungesa e frymëmarrjes. Nëse zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, atëherë do ju duket sikur ju mungon ajri.

Tretja e keqe është një tjetër shenjë paralajmëruese e atakut në zemër. Nëse stomaku është gjithnjë i trazuar, atëherë diçka nuk shkon. Kini parasysh që tretja problematike mund të shkaktohet edhe nga ushqimet pikante.

Nëse ndjeni dobësi në pjesën e krahëve, dhe ankth në rritje, atëherë edhe kjo mund të jetë tregues i një ataku në zemër për shkak të mungesës së oksigjenit. Kur kjo ndodh zemra i dërgon një sinjal shpinës.

Të gjithë nervat shpërndahen në krahë dhe shkaktojnë ndjesinë e dhimbjes. Nëse ndieni mpirje tek duart, atëherë një atak në zemër mund të ndodhë nga momenti në moment. Nëse kuptoni që keni këto simptoma, vizitohuni tek një mjek menjëherë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Shendeti

Më shumë nga Shendeti

Lajmet e Fundit

Te Fundit