Home Aktualitet Sherr i madh ...

Sherr i madh mes bandave në Britani, 4 persona të armatosur me hanxharë dhe shpata

72
0

Një sherr masiv mes dy bandave kriminale është shënuar mbrëmjen e së martës në qytetin e Leeds në Britaninë e Madhe.

The Sun ka publikuar një pjesë të pamjes, ku shihet se disa persona janë të armatosur me hanxharë dhe shpata.

Një prej personave shihet teksa ndjek një tjetër me hanxhar në dorë. Personi i dytë rrëzohet në tokë, teksa i riu me hanxhar shkon ta qëllojë por ndalohet nga një mik i tij.

Qytetarët kanë njoftuar menjëherë policinë, çka bëri që të gjithë personat e përfshirë në sherr të largohen menjëherë.

“U dëgjua një zhurmë shumë e madhe. Kur mbërritëm konstatuam se nuk kishte të shtëna me armë, por një banor hodhi një tullë në xhamin e parmë të një makine” – thiotë një oficer policie për tabloidin britanik.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit