Home Aktualitet Sherr masiv n...

Sherr masiv në lokal, tre persona të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur me thikë

55
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Laprakës. Tre persona të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur me thikë brenda një lokali. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se 40-vjeçari me iniciale E. Gj., ka plagosur V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe M. M., 47 vjeç të cilët janë transportuar në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.03.2023, në Laprakë, në një lokal, shtetasi E. Gj., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit