Home Aktualitet Shi dhe borë,...

Shi dhe borë, ARRSH jep informacion për akset ku duhen zinxhirët

34
0

Autoriteti Rrugor i Rrugëve ka njoftuar mbi situatën e rrugëve nacionale të vendit, pasi në disa zona janë rikthyer reshjet e borës. Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, ku ARRSH rekomandon përdorimin e zinxhirëve në disa akse.

NJOFTIM MBI GJENDJEN E AKSEVE NACIONALE

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Kontraktorët kanë qenë në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës.

Në Rajonin Jugor ka paur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugën e Dardhës.

Në Rajonin Qendror ka paur reshje dëbore në: Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Fushë Stude-Klenjë. Në Qafë Mollë- Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Në Rajonin Verior ka paur reshje dëbore në: Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore  të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit