Home Kosova Shifra të fri...

Shifra të frikshme të rasteve të reja me Covid-19

8
0

Rekord infektimesh me Covid-19 janë shënuar në Kosovë në 24 orët e fundit. Nga 7424 testime të bëra, 1128 prej tyre kanë rezultuar pozitivë, ndërsa tre persona kanë humbur jetën.

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë bën me dije se 46 persona janë shëruar, por gjithsesi trendi i tyre mbetet shumë herë më i ulët se rastet pozitive.

Në të gjitha qytetet e Kosovës janë injektuar 559.007 doza vaksinash. Po ashtu shqetësuese është fakti se rastet aktive me coronavirus në muajin gusht kanë njohur rritje dhe kjo sipas mjekëve lidhet me përhapjen e virusit “Delta”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit