Home Aktualitet Shkarkimi i M...

Shkarkimi i Metës, Shqipëria po shkon drejt një Monarkie!

45
0

Deputetët e mazhorancës dhe opozitës së blerë nga kryeministri Edi Rama po votojnë nëse do të shkarkohet presidenti i vendit, Ilir Meta.

Nëse votohet pro për shkarkimin e Presidentit, Shqipëria do të bëhet Monarki, ku të gjitha pushtetet janë të kapura nga një parti e vetme.

Ndërsa analistët Artur Zheji dhe Mentor Nazarko në News24 kanë komentuar shkarkimin e mundshëm të Presidnetit Ilir Meta.

Zheji theksoi se votimi në Kuvend mund të jetë fillimi i një karriere të re për Metën. Ndërsa, Nazarko tha se Rama lexoi sot një epitaf për shokun e tij, Meta. Po ashtu, Nazarko tha se Shqipëria po shkon drejt një skenari monist.

Kjo është pika kulminante e betejës Meta-Rama. Parlamenti ka kukulla që votojnë. Madje, ata që bënë më copë Metën ishin dezertorë të LSI-së, por ata nuk do zgjidhen më në asnjë post kryesor“, tha Artur Zheji.

Ishte ndër fjalimet më të shkurtra të Ramës, në stilin e tij. Rama lexoi një epitaf për shokun e tij. Rama e kupton se në gjendjen ku ndodhet Shqipëria, çdo fjalë e tij do të ishte e tepërt. Ai u përpoq ta thoshte shkurt atë të cilën donte të shprehte. Veprimi i sotëm i jep formë monokratike institucioneve tona. Institucionet tona ngjyrosën me ngjyrën e një partie. Me këtë veprim, do të shkojmë në një skenar monist, e prandaj ky vendim është i trishtë”, Mentor Nazarko.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit