Home Ekonomi Shkrirja e Bo...

Shkrirja e Bordit, në pikat e karburanteve nafta po kushton 5 lekë më shumë

38
0

I ashtuquajturi “Bord i Transparencës për Karburantet” i cili filloi funksionimin e vet më 12 mars të vitit të shkuar u shkri në fillim të qershorit nga Këshilli i Ministrave. Sot pikat e karburanteve po e tregtojnë naftën dhe benzinën për mesatarisht 176 lekë.

Në tregjet ndërkombëtare nafta po tregtohet për 719 dollarë për ton. Në një kohë që dollari po shkëmbehet me vetëm me 98.1 lekë, llogaritur akcizën dhe detyrimet e tjera që kanë një kosto prej 69 lekësh dhe TVSH-në 20 për qind e marzhin e fitimit 15 lekë, me formulën që Bordi i Transparencës përdorte, sot çmimi i një litri naftë do duhej të ishte 171 lekë.

Pra sot në pikat e karburanteve, në mungesë të Bordit të transparencës nafta po shitet 5 lekë më shtrenjtë. Bordi i Transparencës i ngritur fil pas luftës në Ukrainë funksionoi për rreth 15 muaj dhe çmimi më i lartë që vendosi gjatë kësaj periudhe ishte gati 270 lekë për litër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Ekonomia

Më shumë nga Ekonomia

Lajmet e Fundit

Te Fundit