Home Aktualitet Shkullaku: In...

Shkullaku: Inceneratorët, afera që duhet ta lërë Ramën pa gjumë

148
0

Armand Shkullaku te emisioni “Te PaEkspozuarit” te Ylli Rakipi thotë se shqetësimi më i madh i kryeministrit Edi Rama, lidhur me punën e SPAK-ut duhet të jetë afera e inceneratorëve.

”Mua do të shqetësonte fakti që kemi një aferë si ajo e inceneratorëve dhe do t’i kërkoja SPAK të zbardhte kush janë pronarët e inceneratorit të Tiranës?

Nëse janë të njëjtët me atë të Elbasanit dhe Fierit, disa kriminelë të shpallura në kërkim, ne vazhdojmë paguajmë. Kjo duhet të jetë kambanë alarmi, nuk duhet ta zërë gjumë net me radhë.

Të thërrasë Arben Krajën e me radhë hajdeni zbuloni kush janë këta njerëz që kanë marrë paratë e shqiptarëve, këta ministra që ma kanë futur mua dhe më kanë futur në qorrsokak”- tha Shkullaku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit