Home Aktualitet Shkullaku: Nd...

Shkullaku: Ndërhyrja e Yuri Kim flagrante. Një ambasador nuk ka të drejtë të kërcënojë

185
0

Takimi që ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim zhvilloi me Enkelejd Alibeajn, duke e etiketuar atë si kryetarin në detyrë të PD-së, ka nxitur shumë polemika nga ana e Komisionit të Rithemelimit. Analisti Armand Shkullaku thekson se ambasadorja nuk ka të drejtë të shantazhojë dhe kërcënojë një parti politike.

“Ndërhyrja qe flagrante. Edhe në raste të tjera, si deklarata e të ngrënit bar. Ambasadorja përfaqëson politikën zyrtare të Biden. Ata e kanë shpallur ish kryeministrin non-grata. Është vendim i tyre, nuk na takon ta gjykojmë. Mund ta komentojmë dhe të themi është i padrejtë.

Një ambasador nuk ka të drejtë të shantazhojë dhe kërcënojë një forcë politike dhe as të bëhet palë në një konflikt, për më tepër të ndërhyjë në një moment që çështja për lidershipin e PD ka marrë udhë dhe gjykata ka marrë një vendim.

Mund ta pyesnim ambasadoren, kush e ka caktuar kryetar të komanduar Alibeajn? Cili forum? Cili organ?”,-tha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”,

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit