Home Kronike Shoferi &#822...

Shoferi ”vrasës” në Berat

232
0

Në këto 9 muaj, janë shënuar 38 vrasje me 44 viktima në total. Edhe pse kronika e zezë është e dominuar nga krimet me armë, shumë pak flitet për krimet që shkaktohen nga mjetet me katër rrota.

686 aksidente rrugore janë regjistruar gjatë periudhës janar-korrik 2022, ku për pasojë janë 95 viktima. Mbrëmjen e djeshme Leon Simoni, gati sa nuk u mori jetën tre këmbësorëve.

31-vjeçari nga Shkodra po bënte manovra të rrezikshme në Berat me mjetin tip “Benz GLE” dhe mori para 3 këmbësorë, duke i plagosur rëndë. Në pamjet e para pas aksidentit, ai shfaqet jashtë makinës i nervozuar nga ngjarja. Mësohet se ai po bënte drift në rrugët e Beratit, kur mori para këmbësorët dhe i plagosi rëndë.

Mister mbetet arsyeja e kësaj manovre të rrezikshme, që mund të jetë bërë për argëtim ose mund të ketë pasur ndonjë motiv tjetër. Dy gra të moshave 37 dhe 45-vjeçe dhe një burrë 63-vjeç mbetën të plagosur. Të tre të aksidentuarit u dërguan në spital dhe pas ndihmës së parë, dy gratë u larguan, ndërsa burri po mbahet në vëzhgim nga mjekët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit