Home Rajoni “Shoqja e Lir...

“Shoqja e Liridonës u zhduk”, eksperti: Ajo di sekretin për Naimin që…

2560
0

Vrasja e Liridonës është krimi më i rëndë në vitet e fundit që ka përjetuar vendi ynë. Shkaku ende është mister. Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka folur për motivet që e çuan Naimin në ekzekutimin e gruas së tij, Liridonës. Sipas ekspertit, një pistë e re ka dalë në sipërfaqe dhe që lidhet me zhdukjen e shoqes shqiptare të Liridonës në Suedi.

Sipas Elezit, shoqja e Liridonës mund të ketë poseduar sekretin që mund të çonte në burg Naim Murselin, apo persona të lidhur me të. Eksperti aludon se Liridona mund ta ketë kërcënuar me nxjerrjen e sekretit dhe i ka kërkuar tërheqjen e divorcit, çka mund të ketë sjellë dhe vrasjen.

”Një grua shqiptare në Suedi është zhdukur dhe mund të lidhet gjithashtu me dyshimet në fjalë. Gruaja që është zhdukur ka qenë shoqja e Liridonës dhe mund të ketë pasur dhe poseduar informacione që mund t’i kenë rrezikuar jetën. Ajo që mund të thuhet deri më tani është që të ngjan se mund të kemi me pistën se ajo mund të ketë mbartur sekrete të Naim Murselit, që mund ta çonin atë në përballje me drejtësinë.

Por jo vetëm atë, por dhe persona të tjerë të lidhur, që mund të jenë përfshirë në skema të ndryshme që mund të zbardhen dhe kuptohen më vonë. Ajo që kuptohet është se Liridona dhe Murseli nuk kanë pasur probleme martesore. Naimi ka bërë një kërkesë për divorc, por e njëjta siç duket i ka thënë që do të nxjerrë sekretet që ka patur për të dhe ky mund të jetë një nga motivet e ngjarjes. Naim Murseli kishte arritur të depërtonte në takime të njerëzve të fuqishme dhe kjo duke shfrytëzuar marrëdhënien që ka pasur me Behgjet Pacollin”, tha eksperti në ”Euronews Albania”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit