FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Silvester Stalone frymëzim për Bebe Rexhën

Bebe Rexha është një ndër femrat më të suksesshme në botën e muzikës, por duket se nuk ka qenë shumë e frymëzuar për këtë gjë. Boksi është sporti që e ka bashkuar me aktorin hollivudian, Silvester Stalonen, i cili e ka frymëzuar për vazhdimin e karrierës. 71-vjeçari është personi që e ka ndihmuar të kalojë gjendjen depresive para pak kohësh, gjë të cilën na e ka rrëfyer me një postim në Instagram: “Para një muaji, unë shkova në palestër dhe doja të hiqja dorë nga bota e muzikës, sepse më dukej sikur po ndiqja lartësitë boshe dhe isha shumë e depresionuar. Ky njeri ishte atje atë ditë dhe më dha fjalimin më të mirë ndonjëherë, ku edhe sot më kujtoi se nuk është vetëm vrapim, por maratonë. Gjërat mund të ndryshojnë kaq shpejt”, shkruajti këngëtarja. Bebe ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin e saj muzikor “Meant to be”, i cili është pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj.

https://www.instagram.com/p/BauEXZ4g6KB/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?