FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sjelljet e këqija i kushtuan Foxit në filmin “Transformers”

Aktorja Megan Fox në vitin 2011 ishte përjashtuar nga ekipi për filmin “The Transformers”, katër vjet pasi kapi famën si modele e të brendshmeve. Ylli, 31-vjeçar, ka pranuar se pendohet për sjelljet që i kushtuan me largim nga trilogjia “The Tranformers”. Këtë shkarkim ajo e ka quajtur si pikën më të ulët të karrierës së saj prej aktoreje. Ndersa ka pushtuar kopertinën e revistës së njohur, “The Cosmopolitan” për muajin dhjetor, Megan, e cila u zëvendësua nga modelja tjetër Rosie Huntington-Whitley për pjesën e tretë të filmit, ka thënë të jetë penduar për shkëputjen e kontratës. “Kjo ishte pika më e ulët e karrierës sime. Por pa këtë gjë unë nuk do të mësoja shpejt ashtu siç veprova”, ka thënë Fox. “Krejt çka është dashur të bëj është që të kërkoj falje dhe refuzova. Mendoja veç për vete në moshën 23-vjeçare, nuk mund të shihja se ishte për të mirën e përgjithshme”.

 

Image

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?