U denoncua nga taksisti shqiptar, modelja greke: Nuk e kuptoj pse u bë bujë
Modelja greke Stella Samnioti, ka folur për ngjarjen me taksistin shqptar. Ajo postoi një video në TikTok pa dijeninë e tij, ku sipas saj ai e ofendonte dhe tentoi ta dhunonte. Pas padisë nga taksisti, modelja ka folur në emisionin “Super Katerina”.
“Kam thirrur taksinë për një distancë shumë të shkurtër, kam vite që marr taksi çdo ditë. Që në momentin që u nis, sjellja e zotërisë ishte e çuditshme. Ishte pak i beftë, i kërkova të më linte 50 metra para destinacionit përfundimtar dhe në momentin që i thashë, filloi të më bërtiste. Ai më thoshte “kush je ti që të më thuash ndal, aplikacioni më thotë çfarë të bëj””, ka shpjeguar modelja.
Samnioti më pas thotë se versioni i taksistit është i rremë pasi sipas saj ai u inatos kur ajo i tha se do të telefononte policinë, madje ajo u habit se pse ai bëri denoncim dhe kjo ngjarje mori kaq bujë të madhe.
Taksisti i cili nuk ka asnjë kontakt me rrjetet sociale, shprehet se për videon është njoftuar nga një i afërm, i cili ka njoftuar edhe shefin e tij, i cili jeton përgjithmonë jashtë vendit.