Home Aktualitet Shpërthen tub...

Shpërthen tubacioni i ujësjellësit në Bulqizë, uji ka vërshuar në rrugë. Ka rrezik helmimi

1
0

Në Bulqizë amortizimi i linjës kryesore të tubacionit ka krijuar dëmtime dhe për pasojë uji ka shpërthyer në sipërfaqe.

Uji ka vërshuar në rrugët e lagjes së vjetër të qytetit. Një pjesë e bashkimit të tubacionit është në sipërfaqe dhe kjo mund të shkaktoje edhe helmim për banorët!

Në linjat e tubacioneve kryesore në Bulqizë ka pasur shpërthime të ujit, si pasojë e amortizimit të linjave.

Pak muaj më parë, në spitalin e Bulqizës u paraqitën disa persona me shenja helmimi për shkak të ujit, pasi tubacioni vjen nga zona e parë e minierave.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit