Home Bota Shpërthen zja...

Shpërthen zjarri në një pikë karburanti në Rusi. 30 të vdekur, mes tyre edhe fëmijë

30
0

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën nga një zjarr në një pikë karburanti në Dagestan, në Rusinë jugore.

Shpërthimi ndodhi në kryeqytetin rajonal Makhachkala, i cili ndodhet në bregun e Detit Kaspik, në orën 21:40. Dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërkohë nuk dihet ende shkaku i zjarrit.

Rreth 260 punonjës të urgjencës shkuan në vendngjarje dhe një avion ka evakuuar të plagosurit rëndë në Moskë.

Sipas agjencisë ruse e lajmeve Interfax mjekët kenë thënë se tre fëmijë ishin në mesin e të vdekurve. Zjarri ishte përhapur në një sipërfaqe prej 600 metrash katrorë dhe ekzistonte rreziku i shpërthimeve të mëtejshme.

Një dëshmitar tha për median ruse se zjarri kishte filluar në një makinë përballë pikës së karburantit.

“Pas shpërthimit na ra gjithçka në kokë. Ne nuk pamë më asgjë”, tha dëshmitari.

Komiteti Hetues i Rusisë tha se zjarri kishte shpërthyer gjatë disa punimeve për mirëmbajtjen. Një çështje penale është hapur për të përcaktuar rrethanat që çuan në incidentin, tha Komiteti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit