Home KRYESORE Shqipëria fit...

Shqipëria fitore spektakolare ndaj Polonisë, jemi në krye të grupit

69
0

Shqipëria ka mposhtur me rezultatin 2-0 Poloninë, në një ndeshje spektakolare në stadiumin “Air Albania”.

Ndeshjen e zhbllokoi Jasir Asani në minutën e 37-të. Sulmuesi realizoi një perlë të vërtetë, teksa pas një topi të marrë në të majtë, lëshon një predhë nga jashtë zone, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës.

Edhe në pjesën e dytë, emocionet e mëdha nuk munguan. Në minutën e 62-të, ishte Mirlind Daku, i cili i sapo futur në fushë, kontrollon bukur topin në zonë dhe ia del të shënojë të dytin. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me kuqezinjtë që ishin të kujdesshëm në prapavijë.

Një triumf spektakolar, që na afron me shumë me kualifikimin në Europian, pasi marrim vendin e parë në Grupin E me 10 pikë, 2 pikë më shumë se Çekia dhe Moldavia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit