Home Aktualitet Shqipëria e &...

Shqipëria e “ngrirë”, këshilla si t’i përballojmë temperaturat ekstreme

65
0

Shqipëria është mbërthyer nga acari dhe temperatura nën minus gradë. Temperaturat priten të ulen deri në -15 deri në -23 gradë në qytetet e zonave malore. Dimri dhe i ftohti ekstrem paraqesin sfida unike mbijetesedhe është e nevojshme të dimë se si të përballemi me situata të vështira, të cilat mund të na shpëtojnë jetën.

Hipotermia dhe ngricat janë rreziku më i madh. Edhe në temperaturat 10 gradë Celcius, jemi të rrezikuar nga i ftohti. Ne mund të humbasin nxehtësinë që ka trupi ynë, duke “na grirë” duart apo këmbët.

Mbroni nxehtësinë e trupit tuaj. Era dhe ambientet e jashtme janë armiku kryesor. Kështu që mënyra më e mirë është të visheni trashë duke ruajtur temperaturën e ngrohtë të trupit.

Është e rekomandueshme të bëni shpesh dush me ujë të nxehtë në mënyrë që të ruani nxehtësinë e trupit. Vishuni me rroba të buta që të shmangni djersitjen e panevojshme.

Mos konsumoni alkool. Mos besoni mitet që nëse konsumoni alkool nuk do të ndjeni të ftohtin ekstrem.

Hidratohuni. I ftohti ekstrem mund të jetë aq i dëmshëm sa i nxehti ekstrem, kështu që është e rekomandueshme të qëndrojmë të hidratuar.

Mos udhëtoni nëse nuk e keni të nevojshme. Ruani enegjitë, dhe mundoheni të lëvini sa më pak të jetë e mundur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit