Home Aktualitet Shqipëria nda...

Shqipëria ndalon importin e shpendëve, frikë nga gripi

21
0
China Bird Flu

Pas ndalimit të importit me 14 vende europiane përfshi edhe Izraelin, Ministria e Bujqësisë ndalon ardhjen e shpendëve dhe nënprodukteve të tyre edhe nga Kosova si dhe disa rajone të Greqisë. Frika nga virusi që po qarkullon në Europë, i gripit të shpendëve ka detyruar ministrin të marrë këto masa me qëllim parandalimin e infeksionit, duke ndaluar edhe kalimin tranzit të këtyre produkteve.

“Në lidhje me monitorimin e kufijve, kemi nxjerrë dy urdhra të ndalimit të importit të shpendëve të gjallë nga Kosova plotësisht dhe pjesërisht nga rajone ku kemi pasur njoftime”,-tha Tana Kika, Drejtore e Autoritetit të Veterinarisë.

Sipas autoriteteve deri më tani nuk ka vend për panik pasi nuk ka asnjë rast të konfirmuar “Ende nuk kemi një rast të konfirmuar në asnjë nga zonat ku kemi marrë kampione dhe po shqyrtojmë situatën”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit