Home Sporti Shqipëria në ...

Shqipëria në Ligën e Kombeve, Gjimshiti: Luftë për çdo pikë

60
0

Në ligën e Kombeve, Shqipëria u shortua në Grupi 2 të Ligës B të këtij kompeticioni, së bashku me Rusinë, Islandën dhe Izraelin. Berat Gjimshiti, një nga shtyllat e mbrojtjes kuqezi dhe ekipit Kombëtar.

Në prononcimin e tij për Fshf.org, mbrojtësi shprehet se rivalët që do të ketë përballë Shqipëria, janë të fortë, dhe është i bindur se ekipi do të dhurojë ndeshje të bukura ndaj kundërshtarëve të këtij niveli. Gjimshiti thekson se objektivat duhen përcaktuar me kalimin e kohës.

“Për mendimin tim, shorti i Nations League më duket i vështirë për Shqipërinë, por në të njëjtën kohë do të na dhurojë emocione mjaft të bukura sa i përket sfidave, që do të kemi, duke u përballur me këto skuadra që janë shumë të forta. Sigurisht, objektivat duhet t’i përcaktojmë me kalimin e kohës, por është e rëndësishme që ne të tregojmë se do të luftojmë për çdo pikë në këtë grup dhe të tregojmë vlerat tona, si edhe të konfirmojmë edhe një herë rritjen e Kombëtares shqiptaret në kohët e fundit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit