Home Aktualitet Shqiptarët të...

Shqiptarët të fiksuar pas mediave sociale. ”Kampionë” në rajon

37
0

Kudo në kafene, punë, në shtëpi, shqiptarët i sheh online në rrjete sociale. Sipas disa të dhënave të marra nga Eurostat, rezulton se Kosova është shteti me përqindjen më të madhe të përdoruesve të rrjeteve sociale, më konkretisht mbi 80 për qind e popullsisë.

Kosova pasohet nga Maqedonia dhe Mali i Zi, ku 70-70 për qind e popullsisë rezultojnë përdorues të mediave sociale. Dhe e radhës është Shqipëria dhe një pjesë e Serbisë ku aktive në mediat sociale rezulton të jetë 60-69 për qind e popullsisë.

Eurostat e përkufizon pjesëmarrjen në mediat sociale si krijimi i një profili të përdoruesit, postimi i mesazheve ose kontributeve të tjera në Facebook, Twitter, Instagram, Snapchat, etj. Kjo do të thotë që njerëzit që kanë llogari në mediat sociale, por nuk i përdorin asnjëherë, nuk përfshihen në statistikat e sipërpërmendura.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit