Home Aktualitet Shqiptarja re...

Shqiptarja refuzon të mësojë gjermanisht, Zvicra e kërcënon me dëbim

88
0

Një shqiptare e Kosovës, nuk dëshiron të mësojë gjuhën e vendit ku jeton dhe punon, ndërsa ky fakt po i shkakton problem me autoritetet zvicerane.

Raportohet se gruaja me qëndrim në kantonin e Aargaut nuk dëshiron të mësojë gjermanisht.

Ky fakt është bërë problem, pasi autoritetet nuk duan t’i rinpvojnë asaj lejen e qëndrimit.

Albinfo.ch. shkruan se kjo çështje ka përfunduar në gjykatën e shkallës së lartë, në Gjykatën Federale, me seli në Lozanë.

Në një aktgjykim të botuar të enjten, gjyqtarët e Lozanës i kanë bërë me dije asaj “në çdo formë të mundshme” se nga ajo pritej të zbatonte vërejtjet që i janë bërë në këtë procedurë.

Ndërsa pritet që asaj t’i anulohet ose të mos i rinovohet leja e qëndrimit.

Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë Federale thekson se sa e rëndësishme është aftësia gjuhësore për të qenë në gjendje të integrohesh në shoqëri. Në këtë aspekt, është kjo është çështje e një interesi publik me peshë që njihet edhe nga konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Megjithatë, interesi privat i të prekurës në këtë rast aktualisht ende mbizotëron. Dhe në bazë të tij, ajo lejohet të qëndrojë në Zvicër, ku ajo jeton që nga dhjetori i vitit 2015 me bashkëshortin dhe djalin 4 vjeç.

Por, nëse nuk ripërtërihet leja, mund të supozohet se bashkëshorti do të qëndronte në Zvicër, ku ka punuar për të njëjtin punëdhënës për dhjetë vjet. Ndërsa për fëmijën, kjo do të thotë se ai mund të rritet vetëm nga njëri prind.

Pavarësisht marrëveshjes së nënshkruar për integrim dhe kërkesave të përsëritura të mëvonshme nga Zyra e Migracionit në Aargau, gruaja që tani u paralajmërua nuk ka dhënë ende dëshmi për njohjen e gjuhës. Sipas Gjykatës Federale, ajo “në mënyrë të vazhdueshme” ka refuzuar të “bënte çdo përpjekje për të mësuar gjuhën gjermane”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit