Home Aktualitet Shtëpia Botue...

Shtëpia Botuese Toena prezantoi vëllimin poetik “Itaka ime” të autores Vojsava Nelo

101
0
Në ditën ndërkombëtare të poezisë, shpallur si e tillë nga UNESCO që në 1999, 25 vite më parë, Shtëpia Botuese Toena prezantoi vëllimin poetik “Itaka ime” të autores Vojsava Nelo.
Në bashkëveprim me znj. Majlinda Nana Rama të Bashkisë së Tiranës bëmë të mundur jo vetëm prezantimin e këtij vëllimi poetik të autores së mirënjohur, së bashku me profesorët Uk Buçpapaj, Josif Papagjoni e Ymer Çiraku por edhe përfshirjen në bisedë të nxënësve të talentuar të gjimnazeve “Faik Konica” e “Protagonistët”. Interpretimi i poezive nga të rinjtë e këtyre gjimnazeve krijoi emocione të veçanta e gëzim të natyrshëm në sallën “Aleks Buda”.
Autorja Vojsava Nelo është nga poetet e mirënjohura shqiptare. Poezia e saj është vlerësuar mjaft nga personalitete të fushës.
Poeti i madh Dritëro Agolli ka thënë për të:
“Një poezi transparente, e bukur, me nivel të lartë artistik dhe plot muzikalitet. Krijimtaria e saj në vijim, vërtetoi atë mendim që pata që në krye, se Vojsava Nelo ishte një poeteshë e vërtetë, origjinale, e veçantë. Poezia e saj është një poezi që nuk të lë indiferent, por të bën për vete.”
“Itaka ime” është një vëllim poetik që autorja ia ka kushtuar tërësisht Delvinës, qytetit të saj të lindjes.
ITAKA IME!
Mbërrite, Sava?!
– i them vetes.
Hidhe spirancën!
Ankorohu!
Është Itaka jote këtu.
Buzë këtij deti blu.
Po nuk arrita.
Se nga mbërritën ca erëra të forta?!
Se si ngritën ca dallgë të mëdha?!
Se si më përlanë e më vërtitën,
nëpër ca dete, shkulm e zhurmë,
nëpër ca dete, nëpër ca brigje, oh, sa të largëta?!
Aty më lanë. Më përplasën.
As gjallë, as vdekur,
kur sa mendova se, më në fund,
Itakën time kisha mbërritur.
Isha rikthyer, gjallë a vdekur.
Por vijnë ca dallgë, po vjen një shkulm,
e më rrëmben.
E prej këtej, ku jam përplasur,
më duhet rishtas që të nisem.
Itakën time ta rigjej.
Itaka ime! Po nisem prapë.
Dhe pse sërish fryn erë e marrë.
Dhe ngre ca dallgë, oh ç’dallgë, Itakë,
që më kanë çuar, nuk di sa larg?!
Itaka ime, po nisem prapë!
(Irena Toci Vojsava Nelo Nevila Hoxha Karalliu)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit