Home Aktualitet Shtohen vrasj...

Shtohen vrasjet mafioze, eksperti: Ndikoi fushata zgjedhore, edhe policia s’ka vullnetin e duhur

16
0

Në 5 muajt e parë të vitit 2021 janë rregjstruar 12 krime të vlerësuara nga policia si vrasje mafioze. Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tregon se policia duhet të jetë më e angazhuar në qytetet që prej vitesh e kanë këtë problematikë dhe jo prishjen e ndërtimeve pa leje apo mbingarkesën me kompentenca të reja.

Ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura muajve të fundit në Shqipëri e kanë rikthyer pasigurinë tek qytetarët, ndërsa ekspertët e sigurisë thonë se fushata zgjedhore ishte një nga faktorët ndikues.

“Periudha parazgjedhore dhe paszgjedhore, momenti që opozita po merret me veten, në momentin që qeveria duket si pa një opozitë dhe ajo po përgatitet për ndryshimet në ekzekutivin e saj. Njëra pret Kongresin dhe tjetra pret Kongresin dhe ky moment po përdoret dhe po shfrytëzohet nga krimi.”

Në disa prej ngjarjeve të ndodhura ka rezultuar së vrasjet janë urdhëruar nga jashtë Shqipërisë.

“Spanja apo Ekuadori ku ata kanë burimin e furnizimit apo të tregtisë së tyre për lëndët narkotike dhe armatimin është më e vështirë të bësh eleminimin në këto vende. Këtu vinë në terrenin e tyre, njohin rrugët, rrugicat, njohin njerëzit, kanë bazën, kanë infrastrukturën, e kanë më të lehtë dhe forca policore është më dobët në raport me këto vende që janë shumë strikte, kanë një forcë të madhe parandaluese.”

Po ashtu eksperti, Fatjon Softa, vuri në pikëpyetje edhe punën e prefektëve.

“Prefekti është një strukturë shumë e rëndësishme kordinuese mes qerverisë dhe pushtetit lokal, policisë, shëndetësisë, mbrojtjes civile dhe me radhë. Deri më sot nuk e ndjejmë këtë rol, të paktën publikisht.”

Në disa prej ngjarjeve, policia ka dalë në përfundimin se autorët gjithnjë e më shumë po përdorin armën Scorpions, e cila për grupet kriminale është më e preferuara.

Për policinë mbeten problem edhe armët e marra nga depot që prej viti 1997.

Në ngjarjet e muajve të fundit në vend ka rezultuar se në 2 nga 5 krime janë përdorur armët e marra nga depot e ushtrisë në vitin 1997. /Ora News

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit