Home Aktualitet Shtyhet seanc...

Shtyhet seanca ndaj Salianjit, reagon deputeti: Me 1100% jam i pafajshëm!

128
0

Gjykata e Apelit Tiranë kishte caktuar datën 4 korrik për seancën e parë gjyqësore ndaj Ervin Salianji, për akuzën ndaj tij në dosjen “Babalja”.

Avokati i Salianjit dhe ai i Jetmir Olldashit kanë paraqitur deklaratë në Apel, ku njoftojnë se nuk do të marrin pjesë në seancë për shkak të bojkotit pa afat të avokatëve Seanca u shty për në datën 18 korrik.

“Vonesat dhe sorollatjet në sistemin e drejtësisë janë të përhershme për këdo që kërkon të marrë drejtësi, për shkak të kolapsit të sistemit, por edhe të përplasjes për hartën e re gjyqësore. Unë kam paraqitur prova për të provuar pafajësinë time, ndërsa prokuroria duhet të provonte fajësinë.

Është çështje e thjeshtë fare: unë kam bërë denoncim publik, jo kallëzim penal, për një të dënuar me 7 vite burg, që jetonte në Shqipëri i lirë për shkak të mbrojtjes politike që i jepte vëllai i tij ish-ministër. Me 1100% do të shpallem i pafajshëm”, tha Salianji për mediat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit