Home KRYESORE Si e nisi dhe...

Si e nisi dhe ku e mbylli Kryeministri Rama vizitën në Kosovë (foto dhe video)

601
0

Sot dy qeveritë ishin në mbledhje të përbashkët në Prishtinë. Pak përpara mbledhjes së qeverise shqiptare dhe asaj kosovare, Edi Rama zhvilloi një vizitë në familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri Rama u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministri Kurti.

Me pas u zhvillua mbledhja e dy qeverive ku u firmosen 19 marrëveshje.

Pas mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive në Prishtinë të dy kryeministrat u përpoqën të zvogëlojnë peshën e mospajtimeve rreth nismës Ballkani i Hapur, pjesëmarrjen në të cilën, Kosova vazhdon ta refuzojë.

“Në këtë pikë kemi këndvështrime të ndryshme, ky nuk është sekret, por këto këndvështrime nuk na pengojnë që në marrëdhëniet dypalëshe ne të vazhdojmë të ecim përpara. Ashtu sikundër dëshiroj ta theksoj që porosia ime për qeverinë që drejtoj është që çdo gjë që ne jetësojmë në Ballkanin e Hapur duhet ta jetësojmë edhe me Kosovën”, tha kryeministri Rama.

“Marrëdhëniet tona dypalëshe janë të shkëlqyeshme dhe vëllazërore dhe vëllezërit nuk kanë ndërmjetësues midis njëri tjetrit. Prandaj edhe mbledhja është midis Kosovës dhe Shqipërisë që t’i forcojmë të dy shtetet tona në funksion të qytetarëve tanë, për interesin, dëshirat dhe nevojat e tyre. Ndërkaq, çështja e ngritur është e një dimensioni tjetër, pra jo dypalëshe dhe jo midis Kosovës dhe Shqipërisë, e për atë nuk kam asgjë të re ju them”, tha kryeministri Kurti.

Marrëveshjet e nënshkruara të hënën synojnë thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, energjisë, bujqësisë, doganave, infrastrukturës rrugore, transportit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe drejtësisë.

Në mbledhjen e sotme u paraqit edhe projekti i lidhjes së portit të ri tregtar në Porto Romano dhe linjës hekurudhore Durrës – Prishtinë me një port të thatë në Prishtinë, që u vlerësua si rrugë shumë e rëndësishme për shkëmbimin tregtar për tërë rajonin e Ballkanit.

Me pas Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të librit “Përplasja e Madhe”, shkruar nga Enver Hoxhaj, mendimet e të cilit janë një pasuri e jetës publike shqiptare dhe pikë referimi për kohën që po kalojmë.

Ndërkohë nuk mund të takonte djemtë e vajzat e SOMA SLOW FOOD. Kryeministri Rama shkruan në facebook:

“SOMA SLOW FOOD në Prishtinë ishte një surprizë e bukur krejt fare, një restorant spektakolar që do t’i rrinte mirë shumë edhe Nju Jorkut, Londrës apo Kopenhagenit dhe largohem me shpresën se krijuesit e këtij brandi unik do të vijnë së shpejti në Tiranë për një BIG SOMA
Faleminderit për eksperiencën mbresëlënëse nga dizajni tek ushqimi, e sidomos tek fytyrat plot energji pozitive të djemve e vajzave në shërbim”

Nuk duhet lenë menjanë edhe darka te shtëpia e Behgjet Pacollit, ku ishte kryeministri Rama

Foto nga vizita e Kryeministrit Rama në Kosovë, datë 20 qershor 2022

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit