Home Aktualitet Si e shkatërr...

Si e shkatërron ekonominë ngritja e çmimeve

136
0

Nga Artan Fuga

Më parë, për disa arsye, kisha një sjellje konsumatore që harxhoja 5 litra naftë në ditë. Me rritjen e pajustifikuar dhe aspak transparente, autoritare, me vulë shteti, të çmimit të naftës, harxhoj aktualisht 2 litra në javë.

Shoh sot se rrugët jashtë Tirane, sidomos xhanxhin, ka rënë qarkullimi i automjeteve të paktën 50 për qind. Natyrisht, pse budallenj janë njerëzit!

Tani, tregtarëve të karburanteve që rritën çmimet me së paku 40 lekë të reja, me këtë sjellje konsumatore të qytetarëve u rriten apo u zvogëlohen fitimet?

Mua më rritën me 20 për qind çmimin e naftës për litër, unë harxhoj të paktën 10 herë më pak naftë, pra, ul konsumimin 1000 për qind. Dhe do të vazhdoj! Kështu pasurohet apo dëmtohet ky sektor?

Kush do të dorëzohet më shpejt! Dhe jo vetëm që në këtë sektor bie zia, por njerëzit duke mos lëvizur thajnë edhe restorantet, qendrat tregtare, kafenetë turistike, bëjnë më pak tregti, artizanat, me një fjalë një budallallëk komplet i vulosur me gabimin trashanik që po bën bordi i transparencës me urdhër nga bordi i rrethuar me kuaj pa yzengji, pa frerë, pa shalë, madje nuk janë as kuaj, por pela, nëse jo mushka…

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit