Home Aktualitet Situata krimi...

Situata kriminale/ Çela: Gjirokastra, qyteti me kriminalitetin më të lartë për vitin 2020. Janë dënuar 8022 persona

8
0

Pas ministres së Drejtësisë, e cila raportoi dje në Komisionin e Ligjeve në lidhje me kriminalitetin për 2020, sot ka raportuar Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela. ”Në vitin 2020 numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar si përherë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me 31,74 përqind të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi. Prokuroritë e tjera me shifra më të larta, janë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, me rreth 9 përqind të numrit total të procedimeve në shkallë vendi dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka regjistruar diku tek 7.7 përqind të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi”,-tha Çela.

Para deputetëve kryeprokurori tha në vitin 2020 është vendosur pezullimi i hetimit për 9004 çështje, ulje në krahasim me 2019, ndërkohë që janë dënuar 8022 persona, kurse për 152 të pafajshëm. Sipas tij ka ulje në krahasim me 2019. ”Lufta kundër pastrimit të parave, ka qenë prioritet në 2020. Në korrik nënshkruam memorandum për masat administrative për rritjen e efikasitetit. Këto akte evidentojnë progresin e luftës ndaj krimit, gjurmimin, krijuan seksione të veçanta në Prokurori, Drejtoritë e Policisë”.

Përsa i përket veprat penale të trafiqeve të paligjshme, në vitin 2020, Çela tha se treguesi i efektivitetit është relativisht i ulët, përkatësisht 31,25 % dërguar gjyqit dhe 68,75 % të pushuara. Për luftën kundër terrorizmit, Çela tha se janë regjistruar 12 procedime penale nga 10 procedime të regjistruar në vitin 2019 ose me rritje rreth 20 % të numrit të procedimeve të regjistruara për këto vepra penale.

Kryeprokurori nënvizoi se lufta kundër pastrimit të parave, krimeve financiare dhe hetimeve pasurore, për vitin 2020 ka qenë objektiv prioritar institucional, dhe në kuadrin e zbatimit të rekomandimeve të BE-së dhe planit të veprimit të ICRG/FATF, me Shqipërinë.

”Rezultati i këtyre masave është progresi i evidentuar me rritjen e efektivitetit në hetimet për veprat penale të pastrimit të parave të parashikuara nga nenet 287 e 287/b të Kodit Penal, pasi të dhënat statistikore tregojnë se në vitin 2020, për veprat penale që lidhen me pastrimin e produkteve të veprës penale, numri i procedimeve të regjistruara është rritur me 20,19 %, numri i të pandehurve të regjistruar është rritur 103,1 % dhe numri i personave të dënuar është rritur 11 % krahasuar me vitin 2019”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit