Home Aktualitet Skema e Dasha...

Skema e Dashamir Shehit për zgjedhjet lokale: Basha dhe Berisha rrezikojnë të zhduken nëse…

1055
0

Dashamir Shehi thotë se nëse demokratët nuk bashkohen për zgjedhjet e pjesshme bashkiake, Basha dhe Berisha rrezikojnë të zhduken nga skena politike. Këto zgjedhje, që pritet të mbahen në 6 bashki më 27 shkurt ose 6 mars të këtij viti, vijnë në një kohë të vështirë për opozitën, thotë Shehi.

“Me thënë të drejtën e kemi krijuar pjesërisht vetë ne si opozitarë, megjithatë është një provë për ne. Edhe pse nuk do të kemi rezultate shumë të mira nuk do ta bëja tragjike, se dramatike është. Unë propozoj një skemë elementare fare: Të bëjmë një komision të përbashkët të gjithë palët, të zgjedhim për çdo qytet nga një kandidat, pa paragjykimin se është i grupit Berisha, grupit Basha apo ndonjë tjetri. Por një njeri që maksimizojë votat”.

Shehi thotë që nëse Berisha dhe Basha vendosin të shkojnë në zgjedhje me kandidatë të veçantë, edhe ai, si kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, do të mendojë për kandidatë të tjerë.

“Nuk ka nevojë të shkojmë të gjithë në miting, por të jetë përfaqësuesi i të gjithë palëve. Garën ta lënë për herë të tjera, këtu nuk ka më garë për partitë. Fatkeqësisht, garën për partitë ia falëm Ramës, duke mos hyrë në zgjedhje. Këtu votojmë për individë. Nga një krah do të jetë njeriu i Edi Ramës, me gjithë financimet e qeverisë, nga krahu tjetër do të jetë një njeri i të gjithë neve. Nëse dalim me dy-tre kandidatë, ka mbaruar kjo punë. Nëse ata duan të dalin veç e veç, edhe ne do të mendojmë tonin, sado i vogël”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit