Home Sporti Sokol Kushta ...

Sokol Kushta kritikon kombëtaren: 12 pikë i morën ndaj dy ekipeve që janë sa … Astiri!

435
0

Sokol Kushta, përmes rrjeteve sociale ka dhënë mendimin e tij për fushatën kualifikuese të kuqezinjve, të cilët e mbyllën të tretët në Gripin I të “Katar 2022”, me 18 pikë të grumbulluara.

“Dje në darkë, kur u mbyll ndeshja e fundit, pashë optimizëm dhe gëzim. U hap shampanja në kampin kuqezi. Fillova të dëgjoja dhe lexoja komente pa fund, ndaj thashë me vete: Këta ose nuk dinë fare nga futbolli, ose janë hipokritë të mëdhenj. Diskutojnë për një rekord historik të pikëve të marra, por harrojnë që 12 pikë i kanë siguruar ndaj 2 ekipeve që janë sa Astiri si lagje dhe 6 pikë ndaj Hungarisë në sajë të Brojës.

Asnjë nuk diskutoi për problemet dhe mënyrën e lojës, sa keq luajtëm. Unë them të ulen me këmbë në tokë dhe të bëjnë analizë të thellë për mënyrën e lojës. Kombëtarja nuk është ekip i lagjes, por përmbledh 12 milionë shqiptarë kudo që janë”, shkroi Kushta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit