Home POLITIKE Sondazhi i Pi...

Sondazhi i Piepoli, Veliaj rikonfirmohet me gati mazhorancë absolute! PS fiton edhe Këshillin bashkiak

557
0

Në sondazhin e dytë të Institutit Piepoli konkludohet se gara në Tiranë është thuajse e përfunduar pa nisur fare. Erion Veliaj, kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale në Tiranë nuk e diskuton fitoren në si kryebashkiak në zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj.

Sipas rezultateve të përfituara nga sondazhi i institutit italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 51% e qytetarëve në Tiranë (i njëjti rezultat si dy javë më parë) do të votonin për Erion Veliajn si kryetar bashkie për t’i besuar një mandat të tretë.  I dyti në sondazh renditet kandidatit i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi.

Ndërsa për kandidatin e Partisë Demokratike, Roland Bejko do të votonin 6-10% e qytetarëve të anketuar, më pak se do të merrte vetë partia politike që ai përfaqëson.

Edhe në Këshill Bashkiak, PS fiton bindshëm. Partia Socialiste ruan bindshëm shumicën në Tiranë. 50% e të pyeturve nga Instituti Piepoli janë përgjigjur se do të votonin PS-në në zgjedhjet e 14 Majit. Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt arrin në 9-13.

Ndërkohë që koalicioni Berisha-Meta mbetet në të njëjtat kuota si dy javë më parë, 34-38% të elektoratit. Partitë e tjerë marrin përqindje të pakonsiderueshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit