Home KRYESORE Erion Veliaj ...

Erion Veliaj ka të drejtë kur deklaron se “çdo kriminel, ka një portal!”

1692
0

Ky shkrim është edhe video-editorial. Mund ta lexoni ose shikoni në video

Nga Daniel Muçaku-

Moda e vënies së gjobave nga portalet nuk po njeh ndalesë. Si rregull kur boton një lajm apo video duhet ta verifikosh disa herë para se ai të marri dhenë në botën e rrjeteve sociale, pasi është shumë e vëshitrë të kthehesh pas, edhe nëse kërkon falje si autor i parë i një lajmi të sajuar, sepse “hijenat” që rrijnë gati në botën digjitale e marrin si gjoja lajm të tyre dhe më pas e shumëfishojnë.

Bota e sotme e portaleve është gjigande dhe pa kritere profesionale dhe ligjore. Natyrisht që kemi portale serioze dhe korrekte, bile që botojnë lajme dhe fakte të tmerrshme për qeveritarët apo politikanët. Por në këtë grumbull portalesh ka shumë prej tyre që janë gjobëvënëese, në mos më keq edhe djallëzore se fusin gjoja lajme ku shkatërrojnë familje apo edhe më keq që sjellin vrasje e sherre fizike.

Ndaj një ligj për portalet duhet patjetër dhe nisma e kryeministrit Rama duhet përkrahur, por me një kusht: që duhet hequr kontrolli nga shteti sepse më pas qeveria bëhet më e rrezikshme se portalet, pasi mbyll përfundimisht lirinë e medias.

Pra ligji duhet me cdo kusht dhe sa më shpejt, por jo në atë mënyrë funksionimi siç e do qëllimisht kryeministri.

Sot e gjithë ditën qarkulloi një lajm në një portal sikur kryebashkiaku Erion Veliaj ka blerë një makinë supër të shtrenjtë. Me pas lajmi mori dhenë duke shtuar shifrat sejcili portal derisa kur e pa autori i fillimit të portalit tha se “Ky është lajm!” dhe e futi prapë duke ia shtuar prapë ca shifra për cmimin e makinës!

Kështu funksionon kjo botë digjitale aqsa  edhe kur kemi vertet lajm, nuk e beson më njeri.

Në rastin konkret lajmi për makinën e Erion Veliajt nuk ishte i vertetë.

Vetë kryebashkiaku Erion Veliaj tha sot se “Po u more me gjobat që vendosin portalet dhe televizionet nuk bën dot asnjë punë. Njëri thoshte se lali ka blerë makinë 500 mijë euro. E para e punës, kush më njeh e di se unë nuk jam rraqexhi makinash. Më thanë dil e sqaroje, po kë të sqaroj? Edhe ai që e ka shkruar këtë rrenën e sotme e di që nuk është e vërtetë. Por, po t’i shkosh atij të portalit, ai thotë: Më jep një shtëpi, më fal një makinë. Po nëse merresh me këta, ata këtë punë kanë sepse kanë hapur nja dy-tre portale dhe thonë: Më sill lekët që mos të të biem. Më mirë bëjmë shtëpitë e njerëzve se sa t’I përgjigjemi gjobave të këtyre. Po u fokusuam në punë, ajo flet vetë. Dy mundësi kemi: Ose të merremi me logje, t’i vëmë gjoba njëri-tjetrit, ose merremi me punë, që të ngelet një vepër konkrete, një ndërtesë, një shtëpi, një pallat, një kopësht, një shkollë, një çerdhe, një park”,  shtoi Erion  Veliaj i tejrevoltuar në këtë rast. Dhe ka të drejtë.

Kryebashkiaku tiranas ka plot gjëra që mund të kritikohet që mund ti kishte bërë më mirë dhe më shpejt, por në këtë rast kishte të drejtën me vehte. Gjobvënia nga disa media, sidomos në portale, është bërë metodë pune e një pjese të njërëzve që nuk njohin asnjë kriter gazetarie profesionale, por kanë marrë një laptop, kanë hapur një portal  dhe gjuajnë ku ti dali për ndonjë euro.

Por kryebashkiaku ka detyrën shtetrore dhe politike ti denoncojë me emra dhe fakte se kush vepron në këtë mënyrë, pasi është një krim që po ndodh në botën digjitale e ku kjo pakicë po prish emrin e mirë të pushtetit të katërt që është pushteti i medias.

Ka portale që fusin femra apo të fortë për t’i bërë presione apo shantazhe njerëzve të botës së biznesit që kanë para dhe më pas u thonë se do ti nxjerrin në portale. Dhe kur paguajnë, video apo gjoja lajmi fshihet sapo marrin lekët e gjobëvënies.

Kjo metodë është kriminale dhe nuk ka asnjë lidhje me botën e medias së lirë.

“Çdo kriminel, ka një portal!”- kjo mbetet gjetja e ditëve të sotme digjitale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit