Home Aktualitet Sot jepet mas...

Sot jepet masa për personat e arrestuar, shkojnë para gjykatës Balliu, Spaho, Vokshi e Bylykbashi

60
0

Sot pritet të jepet masa e sigurisë për personat e arrestuar në protestën e thirrur nga Sali Berisha në 8 janar para selisë blu.

Në Gjykatën e Tiranës kanë mbërritur disa deputetë dhe eksponentë demokratë, të cilët ishin në mbështetje të Berishës në protestë.

Para gjykatës kanë shkuar Edmond Spaho, Kelvis Balliu, Oerd Bylykbashi, Aldo Bumçi dhe Albana Vokshi.

Prokuroria ka kërkuar arrest shtëpie për 5 persona, të cilët morën pjesë në protestën e Sali Berishës përpara selisë blu, ndërsa për të 29 të arrestuarit e tjerë, organi i akuzës kërkon “detyrim paraqitje”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit