Home Bota Sot mbahen zg...

Sot mbahen zgjedhjet parlamentare edhe në Hungari

49
0

Këtë të dielë, në Hungari po mbahen zgjedhjet parlamentare, që paraqesin sfidën më të madhe për kryeministrin Viktor Orban në 12 vjetët e sundimit të tij.

Për dallim nga zgjedhjet e mëhershme, opozita hungareze është bashkuar në një koalicion dhe synon që ta largojë nga pushteti Orbanin dhe partinë e tij Fidesz.

Sondazhet thonë se Fidesz dhe partnerët e tij kanë një epërsi të ngushtë ndaj gjashtë partive opozitare që janë bërë bashkë.

Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 8 milionë persona, por një pjesë e rëndësishme e elektoratit, në ditët e fundit të fushatës është deklaruar e pavendosur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit