Home Aktualitet Spiropali, Pe...

Spiropali, Peleshi dhe Kodheli në listën e MEMEX. Policia: S’kanë lidhje me ngjarje kriminale

396
0

Emër, foto, numër ID, data dhe vendi i lindjes janë publikuar sot për 90 mijë persona të cilët dyshohen për ngjarje të ndryshme kriminale në vend. Në mesin e tyre ka edhe emra të njohur të politikës si ministrët Elisa Spiropali, Niko Pleshi dhe deputetja e PS-së Mimi Kodheli ndërsa nuk mungojnë edhe personazhe të tjerë të politikës nga radhët e opozitës, si Gent Strazimiri.

Në lidhje me publikimin e të dhënave reagoi edhe Policia e Shtetit e cila sqaron se sistemi policor MEMEX nuk është prekur. A kanë zyrtarë lidhje me ngjarjet kriminale?

“Kategorikisht nuk janë të përfshirë në veprimtari kriminale apo në hetime për ngjarje kriminale, as dy ministrat dhe as ish-ministrja, po ashtu edhe shumë emra të tjerë të publikuar nga hakerat, në këto lista”.

Si e justifikon policia e Shtetit prezencën e këtyre emrave në këto lista të publikuara nga hakerët? ”Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit