Home Aktualitet Spiropali për...

Spiropali për Berishën e Metën: Njëri ulëret në majë të pallatit, tjetri i sulet SPAK-ut me delir

635
0

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar deputetët e opozitës, duke u kërkuar të japin opinionet e tyre lidhur me deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PL-së, Ilir Meta për kreun e SPAK-ut.

“Në majën e delirit të madhështisë a keni ju opinion për këto? Meqë keni opinione për gjithcça dhe gjithkënd, meqë bëni akuzatorin këtu, gjuhën e dalë nga binarët e mendjes së baballarëve tuaj në majë të thanës. Të dy presidentë të kësaj republike, të dy kryeministra, për të cilën ju sigurisht nuk mund të shpreheni. Vini këtu e doni të bëni sherr e rrëmujë, të na thoni një herë e mirë çfarë opinion keni për ulërimat tuaja. Ata nuk janë dy kokë dele por baballarët e opozitës suaj. Vini këtu e na drejtoni gishtin, na ngrini gishtin”, ka thënë ministrja Elisa Spiropali ditën e sotme në Kuvend.

Spiropali e kishte për akuzat e Berishës dhe Metës ndaj Altin Dumanit. Ndërkohë ambasadat e SHBA, Britanisë së Madhe dhe BE mbrojtën hapur kreun e SPAK dhe prokurorët e këtij institucioni.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit