1 gol në 7 ndeshjet e fundit, Interi shpreson që “makineria” Haaland të mos funksionojë sërish
52 gola dhe 9 asist në 52 ndeshje sezonale. Të gjithë sytë do të jenë tek ai sonte: Erling Haaland, i cili mund të bëhet legjendë vetëm në moshën 22 vjeç duke ndihmuar Manchester Cityn që të fitojë një hat-trick historik dhe të parën Champions League.
Një triumf që do ta afronte edhe fitimin e Topit të Artë, por si shkon norvegjezi në këtë duel? Jo mirë, të paktën nga pikëpamja e realizimit. Ish lojtar i Dortmundit ka shënuar vetëm një gol në shtatë ndeshjet e fundit dhe mbeti thatë në dy gjysmëfinalet kundër Real Madridit dhe në finalen e FA Cup me Manchester United.
Mbetet një lojtar i jashtëzakonshëm, ku sigurisht është shumë njerëzore që të mos jetë gjithmonë në nivelin e tij më të mirë. Sonte Interi gjithsesi s’do ta ketë të thjeshtë për ta ndalur. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

