1 milionë francezë presin heronjtë e tyre, kampion të botës
Rreth 1 milionë francezë kanë mbushur Champs-Elysees (rrugën e Harkut të Triumfit) këtë të hënë, ku pritën heronjtë e tyre, të cilët rikthyen në Francë Kupën e Botës pasi mundën Kroacinë 4-2 në finalen e Botërorit një ditë më parë.
Një festë e jashtëzakonshme pushtoi Francën një ditë më parë, ndërsa ajo ka vazhduar gjatë dhe ende nuk është mbyllur. E gjithë Franca është në festë.
Ndërkohë, heronjtë francezë kanë zbritur në tokën e tyre të cilën e kthyen në “çatinë e botës” një ditë më parë pas triumfit në Rusi.


KOHA JONË SONDAZH

