10 futbollistë në listën e largimeve të Juves, Paratici është i paralajmëruar

Juventus ka nisur me shumë entuziazëm nga dje përgatitjet për sezonin e ri, nën drejtimin e trajnerit Andrea Pirlo. Situata në merkato, duket se është e ngjashme me verën e kaluar.

I pari në listën e daljeve është i zakonshmi Gonzalo Higuain. Destinacioni më i mundshëm është Mls e Juve është e gatshme të pranojë, përveç zgjidhjes së kontratës, ti paguajë edhe një pjesë të rrogës deri në fund të kontratës. I sigurt për lamtumirën është edhe Sami Khedira, i cili është parë duke drekuar me Ausilion e Interit.

Në listën e të sakrifikueshmëve janë edhe De Sciglio, Rugani, Ramsey, Douglas Costa edhe ndoshta Bernardeschi e Alex Sandro, përveç dy lojtarëve të ardhur nga huazimet: Romero e Luca Pellegrini që mund të shërbejnë si lojtarë në shkëmbim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventus, që ka marrë dy lojtarë të rëndësishëm si Arthur e Kulusevski, ndodhet në të njëjtën pozitë si një vit më parë. Për të rinisur, bardhezinjtë kanë nevojë të shesin, për të arkëtuar e për të kursyer tek pagat, ndonjëherë vërtetë të larta. Pa llogaritur që në rast të një oferte të mirë, torinezët mund të privohen edhe nga Paulo Dybala.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm atëherë mund të Pirlo mund të fillojë të bëjë kërkesat e tij e Juventus të fillojë të hedhë sytë për të bërë përforcimet e duhura. Drejtori i bardhezinjve, Paratici, e ka të qartë se nëse dështimet e lojtarëve të marrë sezonin e kaluar dhe ngërçi për të shitur Higuain një vit më parë u anashkaluan, këtë herë nuk ka më një shans të dytë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?