FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

100.000 euro gjobë për dronin e Ballistit

Cas ka publikuar vendimin për Shqipërinë në faqen zyrtare. Në njoftimin për mediat Gjykata e Arbitrazhit Sportiv bën një rezyme të asaj çfarë ndodhi në ndeshjen SerbiShqipëri, ku konstaton se futbollistët shqiptarë u dhunuan nga tifozët serbë, të cilët hynë në fushë.

CAS deklaron se pasi janë marrë në shqyrtim të gjitha pretendimet e Federatës Serbe dhe FSHF­së, si dhe janë dëgjuar dëshmitë, paneli ka konstatuar se ndërprerja e ndeshjes ishte për shkak të gabimeve të sigurisë nga pala serbe dhe për këtë nuk mund të fajësohet Shqipëria. Gjithashtu, thotë CAS provat nuk tregojnë se Shqipëria ka refuzuar të dalë në fushë pas urdhërit të arbitrit për të vijuar ndeshjen, “kjo gjë nuk është konfirmuar nga ana jonë, se urdhëri i arbitrit ishte i qartë dhe i prerë, i drejtpërdrejtë”.

CAS megjithatë, ashtu si dhe UEFA, bën përgjegjëse Federatën Shqiptare për dronin me simbolet nacionaliste që u shfaq në fushë . Për këtë Shqipëria do të gjobitet me 100.000 euro. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?