100 milionë euro investime, por Konte nuk kënaqet. Trajneri kërkon përforcime

Interi ndodhet me turne në Kinë, por drejtuesit zikaltër, Xhuzepe Marota dhe Piero Auzilio, janë pranë rikthimit në Itali. Dhe, pas rikthimit në Itali, do të përshpejtojnë operacionet e nevojshme në merkato për të vendosur në gatishmëri të Antonio Kontes një skuadër në lartësinë e duhur për sezonin e ardhshëm.

INVESTIMET – Deri tani, siç kanë nënvizuar mediat italiane, “Suning” ka investuar për blerjet e kërkuara nga trajneri zikaltër një shifër që kalon 100 milionë eurot, përfshi bonuset. Duke respektuar “Fair Play Financiar”, klubi është gati për sakrifica të tjera, por, ashtu si në rastin e shitjes së Raxha Naingolanit, Borha Valeros dhe Zhoao Marios, për të cilët ka interes përkatësisht nga Kina, Xhenoa dhe Monako, do të nevojitet një tjetër mesfushor, kërkon të qëndrojë në kuota të përshtatshme.

KOSTOT – Nga 22 korriku, janë në total tetë negociatat e ndërmarra nga Interi, mes të tjerash, blerja e Mateo Politanos, Edi Salsedos, Ionut Radus dhe Gabriel Brazaos, ndërsa mes lojtarëve të rinj janë afruar Valentino Lazaro, Diego Godin, Nikolo Barela dhe Stefano Sensi, dy të fundit me formulën e huazimit përkatësisht me detyrim dhe të drejtë blerjeje. Marrëveshje që në total kanë sjellë një shpenzim në kartonë prej 68 milionë eurosh në total dhe një rritje të kostove të skuadrës, mes amortizimeve, pagave bruto dhe vlerës së huazimeve, të barabartë me rreth 60 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

OBJEKTIVAT – E përkthyer, aktualisht drejtuesit interistë nuk mund t’i lejojnë vetes menjëherë një tjetër ofertë për Romelu Lukakun, i cili në kuotën 85 milionë euro të kërkuar nga Mançester Junajtid cilësohet shumë i shtrenjtë. Dy sulmues dhe një mesfushor, këta janë objektivat e Interit. Megjithatë, për të lëvizur me më shumë lirshmëri, klubi ka nevojë të bëjë disa largime me peshë, duke u nisur nga Mauro Ikardi, ish-kapiteni, prej shumë kohësh jashtë projektit të klubit zikaltër.

Swiss Digital Mobile Reklama

LEDIO NASE

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?