108 milionë euro për 3 sezone, Henderson transferohet në Arabi
Jordan Henderson është futbollisti i radhës që i bashkohet aventurës në Arabinë Saudite. Kapiteni i Liverpool është gati të marrë paratë dhe të vrapojë për në Ligën Pro ku do të nënshkruajë me Al-Ettifaq, për të përfituar 108 milionë paund për 3 sezone
Liverpooli ka rënë dakord për një marrëveshje transferimi që do të bëjë arabët të depozitojnë 12 milionë paund plus bonuse në arkat e tyre.
Henderson do të largohet nga kampi stërvitor i klubit sot dhe së shpejti do të ndiqet në Arabinë Saudite edhe nga shoku i tij i mesfushës, Fabinho, që do të lërë Liverpoolin për t’u transferuar tek Al-Ittihad për 40 milionë paund.
Tek Al-Ettifaq, Henderson do të ribashkohet me ish-kapitenin e Liverpool, Steven Gerrard.
KOHA JONË SONDAZH

