12 pikë në 7 javë, Nagelsmann: Nuk vazhdohet kështu, duhet të ndryshojmë

Bayerni këtë sezon ka grumbulluar vetëm 12 pikë në 7 javët e para në kampionat. Sot erdhi dhe disfata e parë ndaj Augsburg, pasi kishte tri barazime radhazi. Nagelsmann nuk është aspak i kënaqur nga rendimenti i ekipit duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga lojtarët.

“Nuk duhet të vazhdojë kështu, nuk mundet. Është e nevojshme të punohet për gabimet dhe të shtohen urgjentisht. Është përgjegjësi e përgjithshme.

Tendenca është negative, shumë gjëra duhet të ndryshojnë. Do të mendoj për këtë, pastaj do të shohim se si do të shkojnë gjërat nga ky moment. Do të mendoj për gjithçka, për veten time, për situatën, për gjithçka”, deklaroi strategu i Bayernit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?