120 milionë euro për dy sezone, Benzema merr ofertën e çmendur nga Arabia Saudite

Karim Benzema mund të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Mediat spanjolle shkruajnë se edhe pse klubi madrilen dëshiron që të vijojë kontratën me të, rinovimi ende nuk ka shkuar sipas planeve.

Sulmuesi 35-vjeçar është i vetëdijshëm për kërkesat e klubit dhe jo vetëm kaq, pasi ai gjithashtu është informuar se Real Madrid do të bëjë përsëri përpjekjet maksimale për të transferuar në Spanjë yllin e PSG, Kylian Mbappe dhe nëse diçka e tillë ndodh hapësirat për të zvogëlohen ndjeshëm.

Nga Spanja raportojnë gjithashtu se në javët e fundit ka pasur edhe një ofertë nga Arabia Saudite në drejtim të francezit. Skuadra e interesuar për shërbimet e kapitenit nuk është bërë me dije, por shifrat janë zbuluar dhe bëhet fjalë për një kontratë dy-vjeçare nga e cila Benzema do të përfitojë 120 milionë euro dhe diçka e tillë duket se po e tundon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?