15 vjet nga triumfi historik i Shqipërisë ndaj Greqisë, ripërjetoni emocionet (VIDEO)

4 shtatori është një datë shumë domethënëse në historinë e futbollit shqiptar. 15 vjet më parë, Shqipëria triumfoi 2-1 përballë Greqisë në “Qemal Stafa”.

Ishte 4 shtatori 2004: Edvin Murati kaloi në avantazh kuqezinjtë, ndërsa Adrian Aliaj me një goditje të pabesueshme nga distanca hipotekoi suksesin.

Greqia paraqitej në Shqipëri si kampione e Europës, pas titullit kontinental të fituar në Portugali në korrik të 2004-s.  Pas ndeshjes, rrugët e Tiranës praktikisht u dogjën nga turma entuziaste kuqezi, me festën e një triumfi të paharrueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më poshtë mund të shihni edhe disa pamje të dokumentarit të “Digitalb” për këtë ndeshje të shënuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?