18 -vjeçari nga refugjat i “vdekur” sot nënshkruan me gjigantët e Europës
Mamadou Coulibaly është gati të përfundojë një udhëtim të pabesueshëm nga refugjat për të luajtur për një nga klubet më prestigjioze të futbollit
Redjon Shtylla
Refugjati 18-vjeçar, Mamadou Coulibaly që sakrifikoi në ndjekje të ëndrrave, sot është në prag të bashkimit me finalistët e Ligës së Kampionëve. I lindur në Senegal, Coulibaly gënjeu prindërit e tij, ku u supozonte se “ishte i vdekur” pasi ndërmori një udhëtim të vështirë me anije në det të hapur e kjo veç se me një jelek shpëtimi. Mamadou Coulibaly është gati të përfundojë një udhëtim të pabesueshëm nga refugjat për të luajtur me një nga klubet më prestigjioze të futbollit. Mesfushori 18-vjeçar i Pescara-s zbulon se si ai “rrezikoi gjithçka” kur u largua nga Senegali me vetëm një çantë shpine ku kishte një jelek shpëtimi dhe ndërmori një udhëtim të pabesë në Europë. Tani ai është në prag të nënshkrimit me finalistët e Ligës së Kampionëve, Juventus, sipas “Football Italia”. Historia e Coulibalisë është një guxim që tregon dëshirën për të mos u dorëzuar, pavarësisht se me çfarë sfida na përball dhe ndeshemi në rrugë. Ai mbërriti në Europë në vitin 2015 pas një udhëtimi të vështirë nga Senegali për vendin që do i siguronte një biletë në futboll.
Rrugëtimi me varkë
Përgjatë një interviste për “Gazzetta della Sport”, ai rrëfen senguenca se si besimi i tij i pabesueshëm e ndihmoi atë përmes momenteve të dyshimit në një det të hapur, vetëm me një jelek shpëtimi. “Unë kisha vetëm një jelek shpëtimi. Askush nuk e dinte për udhëtimin tim, prindërit e mi mendonin se isha në shkollë. Fika telefonin tim dhe nuk kisha kontakt me ata për tre apo katër muaj, familjarët mendonin se kisha vdekur. Babai im nuk donte që unë të luaja futboll. Për familjarët e mi studimet ishin të rëndësishme, ne jemi një familje me prindërit mësues. Babai është mësues ndërsa hallat e mia janë profesoresha në lëndë të ndryshme. Kam rrezikuar jetën time për futbollin, por e kam bërë atë për familjen time. Së shpejti do të jem në gjendje t’i ndihmoj”,-u shpreh ai gjatë rrëfimit.

Çuditërisht, kjo ishte pjesa e lehtë për Coulibaly pasi gjërat do të bëheshin edhe më të ashpra. Mesfushori tregoi se si ai flinte në rrugë dhe me siguri do të vdiste nëse varka e tij do tu fundoste, pasi ai nuk mund të notonte. Ai shtoi: “Kam paguar një biletë për autobusin nga Dakari në Marok dhe kjo nuk ishte e rrezikshme. U përkeqësua më vonë. Në Marok flija në port por nuk kisha para për varkën. Një burrë më pa atje për disa ditë me radhë dhe më pyeti se çfarë bëja duke fjetur në rrugë. I thashë atij se dëshiroja të shkoj në Europë. Pas disa ditësh ai u kthye dhe po punonte në një anije që do shkonte në Francë dhe më tha se mund të shkoj me të. Nuk ishte një varkë si ato që shihnim në TV, ishte më e madhe dhe transportonte ushqime. Ishin edhe 20 djem të tjerë me mua.
Ëndrra për futboll
Unë isha atje për futboll, nuk e di për to, pasi nuk i njihja ëndrrat e tyre. Kështu kam ardhur këtu dhe nuk jam më mirë se të gjithë të tjerët që mbërritën në Itali me anije. “Nëse anija do ishte fundosur, unë do isha i vdekur tani”-, tha ai. Coulibaly arriti në Italinë veriore, por jeta e tij nuk u bë më e lehtë. Ai ishte viktimë e ofendimeve raciste dhe ishte me fat nëse siguronte ushqim. “Ndonjëherë në Itali më quanin si “person varkash” për të më fyer por unë nuk reagoja. Momenti më i vështirë ishte në fillim në Livorno. Një burrë më çoi solli atje për më prezantuar me disa ekipe, pastaj një mëngjes u zgjova në një hotel dhe ai ishte larguar. Nuk kam pasur para, nuk njihja askënd dhe nuk mund të flisja italisht. Ai më pa që po luaja në një plazh dhe më çoi në Livorno për një gjykim, të cilin e kërkova por që nuk kisha dokumentet e duhura. Flija në rrugë dhe isha me fat nëse më jepnin ndonjë sanduiç në ditë”.
Rruga me gjyqe
Coulibaly shkoi në jug drejt kryeqytetit italian dhe historia e tij mori më shumë kthesa. Ai vazhdoi të merrte rreziqe të mëtejshme në ndjekje të ëndrrave. “Isha në Romë, pastaj më thanë se kishte shumë senegalezë në Pescara kështu që mora një tren pa blerë një biletë. Shkova në Roseto, por që ishte një ndalesë e gabuar. Policia më gjeti dhe më çoi në një shtëpi përkujdesëse në Montepagano. Unë kisha gjyqe në Cesena, Sassuolo, Romë dhe Ascoli, por askush nuk më mori përsipër për të më mbrojtur. Kam luajtur pak futboll në shkollë si një fëmijë në Senegal dhe mësova të luaja në rrugë”.
Familja nuk dinte se isha gjallë
Coulibaly nuk e ka parë familjen e tij që nga largimi nga Senegali dhe zbulon se as ata nuk e dinin se ishte gjallë. “Babai im është i rreptë dhe dy vite më parë nuk munda t’i tregoja se isha në Francë, se do të kishte thënë që të kthehesha. Tani flasim çdo ditë, ai shprehet se është i lumtur dhe unë ju kam kërkuar ndjesë për largimin. Unë nuk e kam parë as atë dhe as nënën time për gati dy vite. Kur u largova ajo më bërtiti, ajo mendonte se nuk isha gjallë. Jo, unë ndihem shumë me fat”.
Burimi: The Sun/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

